+383 49 724 235
Blog Header

Të Rejat & Artikujt

Ndiqni lajmet më të fundit nga bota e Meka Halal Food.

Industria e mishit MEKA, made in Kosova
28 Sep, 2021

Industria e mishit MEKA, made in Kosova

Kompani Kosovare, e njohur në mbarë botën me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe i gjedhit. E çertifikuar nga auditor ndërkombëtar me HACCP, rregullore e cila shërben për sigurinë ushqimore, e që kompania MEKA është e çertifikuar tash e sa vite me këtë rregullore, në mënyrë që produktet të jenë sa më të sigurta për të gjithë konsumatorët. Produkte që gëzojnë reputacion ndërkombëtar për cilësi të lartë dhe shije të parezistueshme. Produkte që konsumohen nga target grupe të ndryshme, pasiqë konsiderohen si produkte shumë të shëndetshme. Të gjitha tiparet pozitive në një vend, i gjeni vetëm tek produktet MEKA. / Kosovar company, known all over the world for producing high quality products made of chicken and cow meat. Certified by international auditors with Haçp, a regulation that serves for food security. For many years MEKA company has been certified with this regulation in order to provide safe products for its customers. Products that joins international reputation for high quality and irresistible taste. Products that are consumed by various target groups, since are considered to be very healthy products. All of the above positive mentioned features define perfectly what is classified as great products, that can be found only at MEKA https://www.youtube.com/watch?v=CxN3lPGzQoc

Kompania “Meka” ndan rrogën e 13, Piraj falënderon punëtorët për punën e bërë
19 Jul, 2021

Kompania “Meka” ndan rrogën e 13, Piraj falënderon punëtorët për punën e bërë

Pronari i kompanisë “Meka halal food”, Burim Piraj, i ka falënderuar të gjithë të punëtorët e kësaj kompanie për punën e tyre.Postimi i tij i plotë:Rroga e 13 sivjet ka përkuar me ditën e Arafatit! Të gjithë të punësuarit në MEKA halal food i harxhofshin me shëndet e me të mira, i falënderoj shumë për punën që po e bëjnë në kompani dhe seriozitetin e vazhduar për të arritur suksese edhe më të mëdha! Me emrin e Zotit shkojmë më tutje! #Elhamduliah

Burim Piraj tregon si e lanë tre punëtorë Zvicrën për t'u rikthyer në kompaninë e tij 'Meka'
24 Dec, 2020

Burim Piraj tregon si e lanë tre punëtorë Zvicrën për t'u rikthyer në kompaninë e tij 'Meka'

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka”, gjatë emisionit të KALLXO.com të transmentuar të mërkurën ka thënë se disa punëtorë të tij janë kthyer nga Zvicra për të punuar përsëri në fabrikën e tij, për shkak se siç thotë ai, më e përballueshme ka qenë jetesa në Kosovë. Piraj tregon se u kishte dhënë hua punëtorëve të tij që vendosën të shkonin në Zvicër.. “Ne kemi i pasur tre punëtorë që kanë dashtë me shku me punu jashtë. Unë vet i kam vetëfinancu, iu kam dhanë pare, borxh, e mi kanë kthy, masi kanë punu disa vjet atje, janë kthy kanë ardhë me punu prapë në firmën time. Ma shumë u pëlqen këtu se atje. Njëri që vazhdon me punu ende te na, ka punu në Zurich të Zvicrës, e ka pasë 5,500 franga rrogën, e te unë 500 euro. Lihet Zvicra për Kosovë, se në fund të muajit ai nuk e ka pasë asnjë cent në xhep e këtu 500 euro rroga, sigurimin shëndetësor, sigurimin pensional, dy shujta në fabrikë”, u shpreh ai. Për më shumë: https://kallxo.com/lajm/burim-piraj-tregon-si-e-lane-tre-punetore-zvicren-per-tu-rikthyer-ne-kompanine-e-tij-meka/

MEKA heq dorë nga përfitimi i Pakos Emergjente
14 May, 2020

MEKA heq dorë nga përfitimi i Pakos Emergjente

Kompania vendore e përpunimit të produkteve të mishit “Meka”, nuk figuron në listën e bizneseve që kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale, e ndarë nga Qeveria në detyrë, për të mbështetur bizneset e dëmtuara nga pandemia COVID-19, ndryshe nga shumë kompani e biznese tjera, qe e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë Pronari i kompanisë, Burim Piraj, ka treguar se gjithsej 30 punëtorë të tij, mund të ishin përfitues të kësaj pakoje. Ai për gazetën “Objektiv” thotë se ka mundur ta menaxhoj situatën në kompaninë e tij edhe gjatë kësaj periudhe të rëndë, duke hequr dorë nga aplikimi për mbështetje financiare, sepse nuk ka dashur ta rëndojë buxhetin e shtetit. “Ne kemi pasur mundësi të jemi përfitues të kësaj pakoje. I kemi diku 30 punëtorë që i përkasin kategorive që do të mund të përfitonin nga Pakoja Fiskale që e ka miratuar Qeveria. Mirëpo, nuk kemi aplikuar për paga. Kemi dashur që vet t’i paguajmë punëtorët, në mënyrë që të mos ndikojmë në buxhetin e Republikës së Kosovës, derisa mundemi vetë ta menaxhojmë situatën në kompani”, ka thënë Piraj. Për punëtorët e kompanisë “Meka”, nuk po del të jetë problem as mbajtja e distancës sociale, e aq më pak mbajtja e mjeteve mbrojtëse, siç janë dorëzat e maskat. Krejt kjo pasi natyra e punës në këtë kompani që merret me përpunimin e produkteve të ndryshme nga mishi, nuk mund të bëhet pa i përdorur mjetet mbrojtëse. Edhe përpara pandemisë, punëtorët e kësaj kompanie kanë mbajtur veshje pune, përfshirë dorëzat, maskat dhe kapelën. “Neve nuk na ka penguar fare distanca sociale ta kryejmë aktivitetin tonë, kemi punuar normalisht, pa pengesa për shkak të distancës. Madje, edhe për mjetet mbrojtëse, ne kemi një natyrë të punës të tillë që edhe jashtë pandemisë i përdorim maskat e mjetet tjera. Për ne nuk ka qenë diçka e re, ne përherë kemi punuar ashtu”, është shprehur Piraj. Pavarësisht se ka vendosur t’i mbuloj vet pagat e punëtorëve, pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj thotë se ka pasur humbje të mëdha gjatë kohës së pandemisë dhe pret vështirësi edhe në të ardhmen. “Pandemia ka ndikuar dhe po ndikon ende. Ka rënie. Nuk është puna sikur më parë. Po shpresojmë që do të përmirësohet. Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, muajt e ardhshëm kanë me qenë shumë të vështirë për tërë ekonominë kosovare, dhe jo vetëm për ne si kompani, sepse fuqia punëtore nuk kanë marrë paga dhe fuqia blerëse do të bie. Prandaj, presim që të ketë rënie edhe më të madhe pas pandemisë se sa që ka aktualisht, ka deklaruar ai. Dy muaj më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e bizneseve, në kuadër të përpjekjeve për frenimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. Për këtë pako kanë aplikuar mbi 170 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, të cilët kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave vlera e cila arrin në 41 milion euro për muajt mars dhe prill 2020. Qeveria në detyrë e Kosovës, përmes Pakos Emergjente Fiskale, ka paguar punëtorët e bizneseve, të cilët nuk kanë punuar për shkak të masave emergjente, por edhe 50 për qind të qirasë për kompani t ë ndryshme në vlerën prej 8 milion euro. Kurse, tash ka filluar përgatitja e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, në bazë të së cilës do të ndihmohen bizneset përmes kredive me normë të ulët të interesit.

Kompania ‘Meka’, lidere në prodhim, ua jep pagën e 14-të punëtorëve
15 Jan, 2020

Kompania ‘Meka’, lidere në prodhim, ua jep pagën e 14-të punëtorëve

Kompania prodhuese e produkteve të mishit “MEKA”, po arrinë çdo vit të përmbyllë me sukses dhe rritje të produktivitetit në saje të menaxhimit të drejtë dhe punës së palodhshme të punëtorëve, shkruan KosovaPost. Sikur që jemi mësuar që kjo kompani nga viti në vit të ngritë kapacitete prodhuese, edhe në vitin që po e lëmë pas, ka arritur ta përmbyllë jo me më pak se 22 për qind rritje, krahasuar me vitin paraprak. Kështu kompania ’MEKA’, me prodhimet cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit, mbetet kompania lidere, e cila pëlqehet më së shumti nga konsumatorët e Kosovës, por edhe gjetiu. Kjo kompani, përveç se në tregun e Kosovës ka orientim të konkurrojë me cilësi të standardeve evropiane, nuk mbetet prapa as edhe konkurrencës së trajtimit të punëtorëve të saj, derisa përveç kushteve të punës që janë të nivelit evropian, ata punëtorët e tyre çdo vit i shpërblejnë edhe me pagën e 13, ndërsa këtë vit, punëtorët e kompanisë ‘Meka’ do të marrin pagën e 14, që do të thotë dy paga më shumë për një vit kalendarik. Se Meka ka dal të rrit prodhimtarinë e saj për 22 për qind më shumë,krahasuar me vitin paraprak, ka treguar edhe pronari i saj Pirro Piraj, përmes një postimi në Faceboook, ndërsa ka falënderuar Zotin por edhe konsumatorët që zgjedhin produktet e tyre për konsum. Sipas tij, kur bilancet e fundvitit janë pozitive, drejtuesit e kompanisë motivohen për më tepër angazhim në vitin që pason. Piraj ka konfirmuar për KosovaPost, se punëtorët e kompanisë ‘Meka’, këtë vit do të marrin edhe pagën e 14, dy paga më tepër se një vit kalendarik Postimi iplotë i Pirajt: Fundi i vitit gjithmonë shërben për t’i bërë bilancet e punës, e kur bilancet janë pozitive drejtues të kompanisë “Meka” thonë se ato të motivojnë për shumë më shumë punë e angazhim gjatë vitit të ardhshëm. “Sikurse tash e disa vite me radhë, edhe këtë vit trendi i rritjes vazhdon me mbi 22% më shumë se vitin e kaluar. Falënderimi i takon Zotit si dhe të gjithë konsumatorëve të produkteve Meka, që pa hezitim i zgjedhin produktet tona!”, ka thënë pronari Pirro Piraj. Burimi: https://insajderi.com/mesoni-cila-kompani-kosovare-u-jep-edhe-pagen-e-14-te-punetoreve/

Kompania kosovare “Meka” pret të fillojë eksportin edhe në Zvicër
25 Sep, 2017

Kompania kosovare “Meka” pret të fillojë eksportin edhe në Zvicër

Kompania “Meka” që merret me përpunimin e mishit, është një ndër prodhuesit më të njohur në Kosovë, e cila eksporton në shumë vende, ndërsa tash po synon edhe tregun zviceran. Pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj, ka treguar se kjo kompani çdoherë ka pasur synim plasimin e produkteve të tyre në tregun e Kosovës dhe më gjerë. “Ne bashkëpunojmë me kompanitë vendore më së shumti dhe në tregun e Kosovës e kemi plasmanin më të madh të produkteve, ndërsa kemi filluar bashkëpunimin edhe me Shqipërinë. Nuk mund të themi se jemi shumë të kënaqur me eksportet tona në Shqipëri, por interesimi dita-ditës po shtohet. Kemi kërkesa edhe nga Maqedonia. Ndërkohë kemi pasur rast të nënshkruajmë profakturën e parë me Zvicrën, do të shohim se a do të realizohet porosia e parë drejt Zvicrës. Nëse realizohet, kemi shumë pritje nga tregu zviceran se do të kemi sukses atje”, ka thënë Piraj për ekonomia online. Burimi: https://www.albinfo.at/kompania-kosovare-meka-pret-te-filloje-eksportin-edhe-ne-zvicer/

Meka Halal Food Logo

Meka Halal Food prodhon produkte të mishit të cilësisë më të lartë që nga viti 1991. Traditë, cilësi dhe shije e garantuar në çdo tryezë.

Na Kontaktoni

  • Dragash, Kosovë
  • +383 49 724 235

    +383 49 398 001 (Shitja)

  • meka@meka-mish.com

    porosi@mekamish.com

© 2026 Meka Halal Food. Të gjitha të drejtat e rezervuara.